Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të ministrisë, një litër naftë do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.43 euro, që është një cent më i lartë krahasuar me çmimin e ditës së djeshme.
Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.36 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) do të shitet me çmim maksimal prej 0.61 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 dhe do të mbesin në fuqi për 24 orë, deri në publikimin e vendimit të radhës nga MINTI.
Ministria publikon çdo ditë çmimet maksimale të lejuara të derivateve, bazuar në lëvizjet e tregut dhe dispozitat ligjore në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe monitorimit të tregut të naftës në Kosovë.
