Si ta ziejmë vezën në mënyre perfekte

Ngrënia e një veze në ditë mund të ndihmojë kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Por ekspertët kanë ngritur një çështje tjetër: A ekziston veza e zier perfekte?

NYTIMES shkroi të hënën se asnjë teknikë në botë nuk mund ta ziejë një vezë për mrekulli, me lëvozhgë të hollë dhe tërësisht të lëmuar. Por, testet shkencore gjeten disa mënyra për ta synuar suksesin e kërkuar.

Vezët më të freskëta do të marrin më pak kohë për t’u qëruar, por edhe ato të vjetra, mund të kenë një “fat” të tillë.

Nëse vezët i merrni nga frigoriferi, koha e zierjes do të rritet, për dallim nga veza që qëndron në temperaturë të dhomës.

Hapi i parë:

Gjeni një tenxhere me kapak, mjaftueshme të madhe për t’i lejuar vezët që të qëndrojnë “rehat” në fund të tenxheres. Shtoni pak ujë dhe lëreni vezën të ziejë.

Hapi i dytë:

Ulini vezët në tenxhere duke përdorur një lugë. Mbulojeni tiganin dhe ziejini vezët, duke caktuar një temperaturë mesatare. Për 6 minuta, do të nisë zierja e pjesës së verdhë, ndërsa për 11 do të zihet plotësisht.

Hapi i tretë:

Kulloni vezët, qëroni dhe më pas hani menjëherë, ose transferojini në një pjatë dhe lërini të ftohen natyrshëm, para se t’i ruani në frigorifer. Shënjimi i vezëve të ziera, që i ruani në frigorifer, do të bënte që të mos i përzienit me vezët e paziera.