Sindikata e Minatorëve të Trepçës: Marrëveshja e arritur legjitimon kërkesat e minatorëve

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, në llogarinë e tyre “Facebook” kanë shkruar së mbrëmë në orët e vona është arritur marrëveshja për të ndalur grevën 10 ditore.

Ata shkruan së kjo marrëveshje është arritur falë përpjekjes së vazhdueshme të minatorëve, dhe një grupi të deputeteve të Kosovës dhe bordit të përkohshëm mbikëqyrës të Trepça Sh.A

Ata po ashtu kanë njoftuar se me anë të kësaj marrëveshje legjitimohen kërkesat e minatorëve .

Postimi i plotë:

Falenderim dhe Mirënjohje

Të nderuar, ashtu siq edhe jeni njoftuar përmes mediave elektronike, mbrëmë në orët e vona është arritur marreveshje për të dalur nga greva 10-të ditore e mbajtur në horizontin e 10-të (700 metra nën tokë), e organizuar nga minatorët e Trepca Sh.A., si mjet demokratik dhe ligjor për të kërkuara kushte të dinjitetshme dhe vlersim të punës dhe djerses së minatorit.

Kjo marreveshje është arritur falë përpjekjes së vazhdueshme të minatorëve, një grupi të deputetve të Kosovës dhe Bordit te Përkoshëm Mbikqyrës të Trepca Sh.A., të cilët përkundër dallimeve arritën që në fund të largohen nga barikadimet e tyre disa ditore dhe të arrijnë një marrëveshje për hirë të drejtave legjitime të minatorëve, jetës dhe shendetit te tyre si dhe për progesin e ndërmarrjes Trepca Sh.A.

Me anë të kësaj marrëveshje legjitimohen kërkesat e minatorëve dhe greva e tyre 10 ditore, si reagim i drejtë dhe mesazh i qartë se situata në këtë gjikand metalorgjik duhet të ndrroj njëher e përgjithmonë.

Deputetët që negociuan këtë marrëveshje së bashku me Bordin e Përkoshëm Mbikqyrës të ndërmarrjes janë garantuesit dhe zbatuesit e marrveshjes së shkruar dhe dakordances se të katër pikat e marreveshjes do të realizohen.

Ndërsa minatorët zotohen se: do të jenë bashkpuntorë dhe promotorë për të shtyer sukseset dhe për të rritur prodhimin e ndermarrjes, me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.

Greva zgjati shumë. Minatorët nuk u dorëzuan. Shpresa për ditë më të mira u kthye. Por minatorët nuk do të harrojnë asgjë.

Kjo grevë është dëshmia më e mirë se mbrotja e të drejtave dhe kërkesa për realizimin e tyre nuk është diqka e pamundur, se vullneti i shumices dhe këmngulja në të drejtat e tyre do jetë faktori determinues për ditë më të mira për minieren, shoqërinë dhe vetë shtetin.
Kjo grevë dëshmoi se minatorët kanë integritet, nder, dhe vendosmeri, që nuk shiten dhe nuk blihen. Dhe se për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe minieren do të jenë përher të bashkuar.

Me respekt, Minatorët