Sonte derbi i javës në Serie A: Milan – Juventus, këto janë formacionet e mundshme

Sonte do të zhvillohet derbi i javës së nëntë në Serie A, mes Milanit dhe Juventusit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, me fillim prej orës 20:45, shkruan Gazeta Express.

Milani është i dyti në tabelë me 21 pikë, me një pikë më pak se rivali lokal dhe lideri, Interi, që ka një ndeshje më shumë. Juventusi është i treti me 17 pikë.

Mungesat dhe formacionet e mundshme:

Milan:

“Rossonerët” janë pa të suspenduarin, Mike Maignan, dhe të lënduarin Marco Sportiello, kështu që portieri i tretë Antonio Mirante do të startojë në portë.

Edhe Theo Hernandez është i suspenduar, andaj Alessandro Florenzi do ta zëvendësojë atë në krahun e majtë. Rade Krunic dhe Pierre Kalulu janë në dispozicion për “kuqezinjtë”, por nuk pritet të startojnë, ndërsa Ruben Loftus-Cheek është i lënduar dhe mungon sonte. Gjithashtu Stefano Pioli nuk ka në dispozicion as të lënduarit tjerë; Samuel Chukëueze, Ismael Bennacer dhe Matti Caldara.

Juventus:

Në anën tjetër, Danilo dhe Alex Sandro i mungojnë sonte Juventusit shkaku i lëndimeve. Prandaj, Daniele Rugani do të startojë në qendërmbrojtës me Federico Gatti dhe Gleison Bremer.

Vlahovic dhe Chiesa janë në dispozicion të Massimiliano Allegrit, por pritet të jenë në bankën e rezervistëve. Mattia De Sciglio gjithashtu mungon shkaku i lëndimit.

Milan (4-3-3): Mirante; Kalabria, Thiaë, Tomori, Florenzi; Musah, Adli, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.

Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Weah, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Milik, Kean.