Sot katër duele në Kupën e Kosovës

Sot do të rikthehet futbolli kosovar, pas një pauze.

Faza e 1/8 së finales së Kupës do të zhvillohet këtë fundjavë, kurse sot në program do të jenë katër përballje.

Më interesantja pa dyshim do të jetë ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Feronikeli 74 ndeshet me Malishevën, Vjosa me 2 Korrikun dhe Suhareka me Prishtinën e Re.

Të gjitha këto përballje nisin nga ora 13:00.