Sot mot i mirë dhe stabil

Moti me temperatura të larta dhe stabil do të vijojë përgjatë dy javëve të para të shkurtit, ka njoftuar Besim AIiu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas tij, në këtë periudhë do të vazhdojë ngrohja e ajrit stratosferik dhe do të ndikojë në devijimin e erërave me lartësi të mëdha.

“Mot i mirë dhe stabil do të vazhdojë edhe për 13-14 ditët e shkurtit. Gjatë kësaj periudhe mbetemi nën ndikimin e këtyre temperaturave të larta, dukshëm mbi vlerat e mesatareve. Në këtë periudhë do të vazhdoj ngrohja e ajrit stratosferik dhe do të ndikoj në devijimin e erërave me lartësi të mëdha dhe në këtë situatë do të ketë depërtim apo ç’vendosje të ajrit polar në Troposferë në gjerësitë e Evropës nën 60° të gjerësisë veriore”, thuhet në njoftimin e Aliut.