Spanja fiton në fund ndaj Shqipërisë

Shqipëria është mposhtur 2:1 nga Spanja në miqësoren e së shtunës të zhvilluar në stadiumin e Espanyolit.

Skuadra e Edy Rejat pati një paraqitje relativisht të mirë në këtë ndeshje, pavarësisht humbjes.

Tek në minutën e 75-të, Spanja arriti të shënonte golin e parë me anë të Ferran Torresit.

Një shpërqendrim në mbrojtjen spanjolle, bëri që Myrto Uzuni (85’) të barazonte shifrat.

Kur mendohej se Shqipëria do të siguronte barazim historik, në skenë doli Dani Olmo (90+1’) me një gol spektakular për fitoren e Spanjës.

Në tetë ndeshje sa janë përballur, Spanja numëron po aq fitore ndaj Shqipërisë, e cila ndeshjen e radhës miqësore e luan ndaj Gjeorgjisë.