Statistikat për tre muaj: 656 mijë veta e shfrytëzuan aeroplanin si mjet transporti, 23 mijë trenin

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2022, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. 

Në periudhën prill-qershor të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 23 mijë, ku krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021, numri i pasagjerëve është rritur për 49%. 

Gjatë këtij tremujori nuk ka pasur transporti të mallrave me tren.

Sa i përket numrit të fluturimeve në TM2 2022 ishte 2 366, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2021) ka rritje për 57%. 

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 656 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2021) ka rritje për 68%.