Tahiri me kritika për pushtetin: E pamundshme me bashkëpunu me të

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar pushtetin, duke thënë se është i kotë bashkëpunimi me të.

Ai ka thënë se është “gabim me ja miratu ligjet e marrëveshjet ndërkombëtare”.

“Me mirëkuptim u pajtuam që seanca e jashtëzakonshme të nisë në ora 12:00. I thash Bensikut që rrejnë, i kryejnë punët e veta e ikin, nuk ta mbajnë fjalën, po leje ashtu siç e ke planifikuar në ora 10:00. Doli sot ashtu siç thash. Është e kotë edhe me i miratu marrëveshjet ndërkombëtare, sepse është e kotë me i bashkëpunu me ta. E lëshojnë seancën. Është e pamundshme me bashkëpunu me ta. Është gabim me ja miratu këtyre ligjet, marrëveshjet ndërkombëtare e buxhetin, sepse vetëm të varfërojnë”, tha Tahiri.