Tayna publikon albumin “Bipolar”

Ylli i muzikës, Tayna, e ka lansuar albumin me titull “Bipolar”, i pari nga një rep-artiste shqiptare.

E njohur si një nga artistet më unike dhe inovative në tregun tonë muzikor, Tayna me projektin e fundit i ka përmbledhur 13 këngë të cilat ia dhuron fansave të saj.

Përveç albumit, 26-vjeçarja të enjten (27 prill) e publikoi edhe një videoprojekt, i cili vjen në dy pjesë, “Mashallah” dhe “Gezuar”, në bashkëpunim me reperin Buta.

Menaxhmenti i Taynas ka bërë të ditur se ajo nuk do të ndalet me kaq, pasi sonte do të lansohet edhe një dokumentar në mbështetje të albumit, përmes së cilit shpjegohet gjithë rrugëtimi i reperes në muzikë dhe jo vetëm. Në dokumentar, Tayna po ashtu e shpërfaqë pjesën shpirtërore e cila lidhet ngushtë me krijimtarinë e saj artistike.

“Bipolar” i përmban gjithsej 13 këngë: “Heroinat”, “OFG”, “Pijetore”, “S’du me ni”, “Alpha Omega”, “Tequila”, “Valle”, “Teket”, “Anaconda”, “Merri”, “Milly”, “Nëse” dhe “Mashallah & Gëzuar”, dhe tashmë është në dispozicioni e publikut përmes platformave muzikore online.

Disa prej këtyre këngëve janë bashkëpunime të Taynas me artistë të shquar të skenës muzikore si, Azet, Lumi B, Marin, Kidda, Gesko dhe Buta.