Tayna publikon pamje të shtëpisë luksoze

Tayna” është mjaftë aktive në rrjetin social “Instagram”, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Tayna ka publikuar pamje nga shtëpia e saj.

Ajo në rrjetin social “Instagram” ka publikuar pamje nga ambienti luksoz i shtëpisë së saj.

Tayna ka publikuar pamje nga këndë të ndryshme të shtëpisë së saj luksoze, teksa të gjitha meritat ia ka adresuar babait të saj.

“Babai im ka ndërtuar Greqinë në çati”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e fotografinë.

Kujtojmë që së shpejti Tayna do të publikojë edhe dy projekte të saj të reja e që njëra do të vijë në bashkëpunim me reperin Azet.

“Express Rozë” ka mësuar dy emrat e këngëve të cilat do t’i publikojë këngëtarja, njëra solo që do të titullohet “Taka” dhe bashkëpunimi me Azetin “Tequila”.