Te Chicago janë të kënaqur me Shaqirin

Trajneri i Chicago Fire, Ezra Hendrickson ka thënë se është i kënaqur me paraqitjet e Xherdan Shaqirit.

Ai ka thënë se me përjashtim të disa lëndimeve, Shaqiri ka luajtur mirë në sezonin e tij të parë me fanellën e Chicagos. Chicago nuk arriti të zë një vend në plejofin e ligës MLS.

“Ne menduam se Shaqrii bëri vërtetë shumë mirë me ne. Me përjashtim të disa lëndimeve dhe gjërave tjera, ai ishte brenda objektivave. Por, ai është vetëm një person”, ka thënë Hendickson, raporton “mlssoccer.com”. Shaqiri 31-vjeçar u transferua te Chicago në shkurt të këtij viti nga Lyoni për rreth 8 milionë euro. Me klubin e Chicagos ka kontratë deri në fund të vitit 2024.