Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka thënë se të martën të gjitha rrugët që menaxhohen nga kjo ministri janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të pandërprera të borës.

Të hënën, disa rrugë që menaxhohen nga kjo ministri u raportua se janë vështirë të kalueshme, por MMPHI-ja ka thënë se si rezultat i aktivitetit të gjithë natës nga operatorët e pastrimit rrugët janë të qarkullueshme.

“Ju informojmë se pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi. Po ashtu ju informojë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë terë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”, thuhet në njoftim.