Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Sonte rreth orës 22:30 janë dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit në rrugën “Edit Durham” në  Prishtinë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 22:30, Policia është njoftuar për një rast gjuajtje me armë në rrugën ‘Edit Durham’ Prishtinë”.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty janë gjetur tri gëzhoja të fishekëve. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë ankues .Policia po merret me rastin”.