Tërmet në Kosovë

Një termet i intensitetit të ulët është ndier sonte pas orës 23:00 në Kosovë, epiqendra e të cilit ishte në Bosnjë e Hercegovinë.

Dridhjet e tokës janë ndier në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Euromesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte në Bosnje dhe Hercegovinë me magnitudë prej 6.0 shkallësh të Rihterit.