Thaçi: Më gëzoi shumë shërimi i pesë të infektuarve me COVID-19

Presidenti Hashim Thaçi ka përgëzuar stafin mjekësor për punën që po e bëjnë, duke shprehur gëzimin për shërimin e pesë pacientëve nga koronavirusi.

Ai ka bërë thirrje edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten.

“Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me virusin COVID-19. Mbetem me shpresë e besim, që së shpejti do të shërohen edhe të tjerët. E përgëzoj stafin mjekësor për punën e mirë që po bën. Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe më të dashurit e tyre”, shkruan presidenti Thaçi.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar se pesë persona janë shëruar nga koronavirusi, kurse numri i te infektuarve ka shkuar në 112.