Thashethemet për “ndarje” nga bashkëshorti, flet Blerina Kllokoqi Rugova

Kreatorja e njohur, Blerina Kllokoqi Rugova, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Prive” ku ka folur për jetën profesionale dhe atë personale.

Blerina është pyetur edhe për marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj, djalin e presidentit historik Ibrahim Rugova, Mendim Rugova.

“Unë edhe një postim që e kisha para një jave, aq shumë postova sa që ma bllokoi Instagrami dhe s’mund të postoja në 24 orë dhe ishte një pyetje lidhur me jetën private. Dhe mu qesh vet me vete sepse thash larg qoftë nëse ndodh diçka, krejt Kosova e merr vesh, kështu që mos u shqetësoni sepse asgjë s’ka ndodhur”, tha Kllokoqi – Rugova.

Ndryshe, çifti janë të martuar prej vitesh dhe kanë dy fëmijë: Evën dhe Ariani.