Tifozi holandez i Feyenoord puth gazetaren shqiptare që po bëhej gati për raportim

Pak orë pas mbërritjes në Tiranë, duket se tifozët holandezë të Feyenoord nuk janë mahnitur vetëm nga bukuritë e Shqipërisë, por edhe të vajzave shqiptare.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, është hasur me një situatë të pazakontë, pak përpara se të futej në raportim live. Një tifoz holandez i është afruar edhe e ka puthur në faqe.

Më pas, i kërkon që të formojnë me duar një zemër. E gjithë situata është pritur me humor, ndërkohë që pas gazetares, tifozi duket shumë i ekzaltuar.