Top 10 skuadrat më të vlefshme në Evropë: Liverpooli larg të gjithëve, Juventusi i fundit

Liverpooli ka skuadrën më të vlefshme në tregun e transferimeve në Evropë, sipas grupit kërkimor CIES Football Observatory.

Kampioni në fuqi i Evropës janë bindshëm në pozitën e parë, falë edhe formës së jashtëzakonshme të lojtarëve të tyre në dy vitet e fundit.

Liverpool janë në pozitën e parë me vlerën e skuadrës prej 1,4 miliardë euro, duke lënë mbrapa Manchester Cityn që ka 40 milionë euro vlerë më pak se The Reds.

Pozita e tretë i takon Barcelonës që gjithashtu ka kaluar shifrën e një miliardë eurove, teksa Real Madridi është në pozitën e katërt me 70 milionë euro vlerë më pak se rivalët e La Ligas.

Dy skuadrat tjera angleze që kanë kaluar shifrën e një miliardë eurove dhe ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë janë Chelsea dhe Manchester United.

Në pozitën e shtatë është Paris Saint Germain me vlerën prej 979 milionë eurove, derisa Atletico Madrid është e teta me 836 milionë.

Top 10 ekipet më të vlefshme në Evropë mbyllen me Tottenham Hotspur që ka vlerë 787 milionë euro dhe Juventusi në pozitën e fundit në këtë top 10 me vlerë prej 783 milionë.

CIES ka shkruar se lojtari me vlerën më të madhe në botë momentalisht është ylli francez Kylian Mbappe që vlerësohet 250 milionë euro. /Telegrafi/