Trafiku Urban në Prishtinë të enjten do të jetë falas për të gjithë

Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se të enjten transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Vendimi bëhet e ditur se është marrë nga Komuna e Prishtinës.

“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më datë 22.09.2022 lirohen nga pagesa  të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A.”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, “pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve”.

“Lehtësirat e mundshme për transport brenda Prishtinës, për qytetarin janë dhe mbeten prioritet i yni”, thuhet tutje në njoftim.