Trazirat e tifozëve, në spital përfunduar 30 persona, 20 prej tyre ishin policë

Trazirat e shkaktuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga tifozët e Feyenoord dhe Romës kanë shkaktuar dhjetëra të plagosur.

Kështu, mësohet se në spital  gjatë mbrëmjes dhe natës janë paraqitur 30 persona të dëmtuar, nga të cilët 20 efektivë policie.

Ata kanë pasur kryesisht dëmtime të lehta.

Të lënduarit janë trajtuar, observuar dhe më pas përcjellë me këshillat përkatëse.

Aktualisht në spital nuk ndodhet asnjë i dëmtuar.