U skadojnë kontratat, emrat kryesorë të futbollit që pas ditës së sotme janë të lirë

30 qershori është data e skadencës së kontratave të një numri të konsiderueshëm të gjigantëve të futbollit europian.

Ndonëse një pjesë prej tyre janë në bisedime për të firmosur me klube të tjerë, nga ora 12:00 në mesnatë ata do të jenë me parametra zero.

Pjesë e listës së lojtarëve kryesor që u mbaron kontrata janë: Paul Pogba dhe Jesse Lingard te Manchester United, Christensen dhe Drinkëater te Chelsea, Eriksen te Brentford, Di Maria te PSG-ja, Sidibe te Monaco, Tolisso te Bayern, Kessie dhe Romagnoli te Milan, Dybala dhe Bernardeschi te Juventus, Luiz Felipe te Lazio, Ospina te Napoli dhe Mkhitaryan te Roma.