Ulet numri i të infektuarve, 2243 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosova ka raportuar të hënën numrin me të vogël, brenda këtij viti, me raste pozitive me COVID-19. Ndërsa, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 107 mijë e 410 raste nga 611 mijë e 357 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Deri me tani 2 mijë e 243 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin. Ndërsa aktualisht kemi 2 mijë e 201 raste aktive me virus, raporton gazetastop.com.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102 mijë e 966 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.007 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive”, ka njoftuar sot IKSHPK.