Sunny Hill Festival

Ulet numri i të shtruarve në spital me koronavirus

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur të premten se ka rënë numri i pacientëve të trajtuar me COVID-19 në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Një foshnje aktualisht po trajtohet nga ky virus në Klinikën e Neonatologjisë.

Aktualisht në SHSKUK janë të spitalizuar 62 pacientë me koronavirus: Klinika Infektive, 25 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje, Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste, Spitali i Gjakovës, 11 pacientë, Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Gjilanit, 3 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.