UP-ja pezullon profesorin Xhevat Krasniqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë vendim për ta pezulluar nga detyra profesorin e Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqin.

Në vendimin e siguruar nga KOHA thuhet se Krasniqi do të pezullohet menjëherë, “derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë së shtetit”.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe me rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të prof. Xh.K. me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë së shtetit”, thuhet nw vendimin e Rektoratit.

Këshilli i Etikës ka thënë tutje se refuzon sulmet nga persona brenda dhe jashtë UP-së, duke kërkuar “përmbajtje dhe rezervim nga çfarëdo ndërhyrje dhe sulmi ndaj UP-së, sidomos nga vetë anëtarët e stafit”.