Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta publikon foto ndryshe të heroit

Besarta Jashari, vajza e Hamëz Jashari, ka publikuar një fotografi që e paraqet krejt ndryshe heroin e Kosovës.

Përderisa shumica e fotografive Hamëz Jasharin e shfaqin me armë në krah, fotografia e publikuar tregon një stil ndryshe.

“Kryekomandanti i UÇK-së, më ndryshe! E donte shumë jetën, e shijonte atë në mëmëdhe. Por më shumë e deshi lirinë, për të cilën dha çdo gjë. Gëzuar Epopeja e të lavdishmes UÇK”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë që duket si e edituar.