Vallëzoi në skenë me flamur serb, flet nëna e Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes që nga mbrëmë kur gabimisht e mbajti në skenë flamurin e Serbisë.

Ajo sot doli me një reagim ku tha se nga drita e madhe që kishte në sy, kishte menduar që flamuri ishte i Hungarisë, i vendit ku edhe ishte duke kënduar.

Në lidhje me këtë, ka folur nëna e këngëtares, Vera Ora.

Ajo ka treguar prapaskenat e një qortimi të fortë që ia ka dhënë Ritës.

‘M’fal të kom bërtit shumë por më ke bo nervoz. Mos u trullo’, është shprehur zonja Vera, duke dëshmuar edhe një herë që është nënë tipike shqiptare.