Vdes Astrit Dushi – Titi, ikona e Prishtinës

Ka ndërruar jetë Astrit Dushi, i njohur nga qytetarët si “Titi”, një prej figurave më të njohura dhe më të dashura të Prishtina.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi prekës, ku thuhet:

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot ndërroi jetë më i dashuri ynë, Astrit (Agron) Dushi.”

Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet më 1 maj 2026, në ora 12:00, në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Ndërkohë, e pamja do të mbahet në Hotel Grand nga data 2 deri më 4 maj 2026, në orarin 10:00–17:00.

Vdekja e tij ka prekur shumë qytetarë të Prishtinës, të cilët e kujtojnë Titin si një figurë karakteristike dhe ikonë të qytetit.