Vdes një 19 vjeçar në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i 9-të i një ndërtese

Një 19-vjeçar ka vdekur sot në Ferizaj, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i 9-të i një ndërtese.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Sali Çeku”.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit ,Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një person,  shtetas i huaj me inicialet B.G i moshës 19 vjeçar në rrugën ‘Sali Çeku’ në Ferizaj, ka rënë nga kati i IX- të i një ndërtese, I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku nga atje jemi njoftuar se ka ndërruar jetë!:, deklaroi Veseli.