Vdes një person në vendin e punës në Qirez të Skenderajt

Sot rreth orës 13:43 një person ka humbur jetën derisa ka qenë në vendin e tij të punës në fshatin Qirez të Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Avni Zahiti.

Sipas tij, ende nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar vdekjen e personit në fjalë.

“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën. Viktima mashkull i moshës madhore! Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti për Klankosova.tv.