Vdes shkrimtari Adem Gashi

Të martën në mëngjes ka vdekur shkrimtari Adem Gashi.

Kshtu ka njoftuar i biri i të ndjerit përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, raporton Klan Kosova.

“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas.”, shkruan djali i tij Dardan Gashi.

Në vitin 2022 Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i cili ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, iu dha Adem Gashit.