Vendosja e stikersave nis nga 15 marsi

Ashtu edhe siç është paralajmëruar kohë më parë nga 15 marsi i këtij viti do të nis implementimi i projektit për vendosjen e stikersave nëpër xhama të automjeteve, projekt i i mbështetur tërësisht nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS).


“Jemi thuajse në fund të përfundimit të përgatitjeve në mënyrë që nga 15 marsi të nis të zbatohet në praktikë ky projekt shumë i rëndësishëm i cili për qëllim ka uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara në vend”, ka thënë drejtori i BKS-së, Sami Mazreku.


Ai ka bërë të ditur se modeli i përzgjedhur i cili do të vendoset në xhama të automjeteve, por edhe detaje tjera rreth këtij projekti do të jepen në ditët në vijim.