Vërtetimin e të kaluarës kriminale tani mund ta merrni online edhe në eKosova

Nga sot vërtetimin për të kaluarën kriminale, mund ta merrni edhe në mënyrë digjitale, duke mos u paraqitur fare në stacionin e destinuar të Policisë së Kosovës.

Këtë e bën të ditur platforma online e shërbimeve online për qytetarë, eKosova, përmes një njoftimi ndërsa sqaron procedurat të cilat ndiqen në rast se dëshironi të pajiseni me një dokument të tillë, përcjell klankosova.tv.