Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe një i lënduar

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostraadën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”.

“Policia e Kosovës, njëkohësisht “Apelon” te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”.