Vetëm 607 vaksina anti-COVID të dhëna në 24 orët e fundit

Vetëm 607 doza të vaksinës janë dhënë në 24 orët e fundit sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga fillimi i vaksinimit masiv, asnjëherë nuk ka pasur më pak doza të vaksinave të administruara.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se që nga fillimi i vaksinimit kanë dhënë 1.615.360 vaksina, ndërkaq me dozën e dytë janë vaksinuar 761.595 persona.

Ndërkohë që në Afrikën e Jugut është zbuluar një tjetër variant i COVID-19 i quajtur Omicron, derisa shumë vende të Evropës kanë shtrënguar masat.

Ditëve të fundit është bërë fushatë anti-vaksinim në Prishtinë. Broshura me thirrje për të mos u vaksinuar janë shpërndarë në sheshet e kryeqytetit dhe në shkolla.