Vjehrra sulmon nusen me dru në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është ndaluar një grua, pasi dyshohet se ka sulmuar nusen me një mjet të fortë druri.

Ankuesja ka raportuar për sulmin nga vjehrra e saj, ndërsa ajo ka pranuar tretman mjekësor dhe së bashku me foshnjën është dërguar në strehimore.

E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë, 31.10.2021 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.