Vjosa Osmani fton deputetët që të mos votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se seanca për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti do të mbahet nesër (e mërkurë) në orën 11:00. Ajo në një konferencë për media tha se vendimi është marrë në Kryesi, me katër vota pro dhe dy kundër.

Osmani ka treguar se vetë ka votuar kundër mbajtjes së seancës, meqë nuk ka kushte bazuar në rekomandimin e IKSHPK-së.

“Instituti ka rekomanduar që të sigurohet dezinfektimi i sallës kontrolli mjekësor e mbi të gjitha të sigurohet distanca së paku 2 metra. Përgjigjja e administratës ka qenë që salla nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës. Kryesia ka vendosur që seanca të mbahet nesër në ora 11. Unë nuk jam pajtuar me këtë. Ka pas insistim që në vend te distancës 2 metra të ketë distancë 1.5 metra”.

Kryeparlamentarja Osmani ka treguar se do të votojë kundër mocionit deri sa i ka ftuar edhe deputetët ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk e përkrahi këtë mocion dhe i bëjë thirrje që të gjithë deputetëve që të mos ta përkrahin këtë mocion. Një qeveri e re teknike nuk mund ta përfshijë në vetvete postin e kryetares së Kuvendit”, tha Vjosa Osmani.