Vritet kandidati për president në Ekuador

Kandidati për president të Ekuadorit Fernando Villavicencio është qëlluar për vdekje gjatë fushatës zgjedhore.

Villavicencio është qëlluar të enjten, në kohën kur ka qenë duke u larguar nga një takim me mbështetës në qytetin verior Kuito.

Ai ishte pjesëtar i Asamblesë Kombëtare të shtetit.

Një anëtar i ekipit të tij u ka thënë mediave lokale se Villavicencio ka qenë duke hipur në një makinë në kur një person i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar në kokë.

Sipas dëshmitarëve ai është qëlluar tri herë.

Ndërkohë që presidenti aktual Guillermo Lasso është zotuar se ky krim nuk do të mbetet i pandëshkuar.

Edhe i dyshuari për vrasje ka vdekur pasi që është qëlluar në një shkëmbim plumbash me anëtarët e sigurisë.

Sipas autoriteteve në këtë rast janë plagosur edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë. /BBC/