Zelensky: Dobësia e Rusisë është e qartë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se secili që zgjedh “rrugën e djallit, e shkatërron vetveten”, dhe se “dobësia e Rusisë është e qartë”.

Ai i ka bërë këto komente pasi mercenarët e grupit rus, Wagner kanë pretenduar se e kanë fituar kontrollin e qytetit rus, Rostov-on-Don. Presidenti rus i ka quajtur ata tradhtarë

Ndonëse nuk e ka përmendur presidentin rus, Vladimir Putin me emër, Zelensky duket se e ka kritikuar liderin rus për dërgimin e “qindra mijëra njerëzve” në luftë.

Sa më gjatë që Rusia i mban trupat dhe mercenarët në Ukrainë “aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të ketë brenda vetes”, ka thënë Zelensky.