Zhvillimet rreth dialogut dhe thellimi i raporteve Prishtinë-Athinë, ministri i Jashtëm grek sot në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga MPJ  e Greqisë, thuhet se Dendias do të ketë një takim me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.Reklama

Pas këtij takimi është planifikuar që të ketë një konferencë të përbashkët për media diku rreth orës 11:30.

Denidas gjatë qëndrimit në Prishtinë, pritet të takohet edhe me pjesëtarët e kontingjentit grek të KFOR-it.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në bashkëpunimin Athinë-Prishtinë në një gamë të gjerë fushash, si ekonomia, energjia, kultura dhe shëndetësia, si dhe zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë.Reklama

Kujtojmë se ministri grek vizitën e fundit në Kosovë e pati në muajin qershor, ndërkaq kjo është vizita tij e dytë brenda këtij viti në Prishtinë.

Ai kishte vizituar Kosovën edhe në tetor të vitit 2020 dhe në qershor 2021.