10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 230 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet, ndërsa janë shëruar 13 qytetarë. Numri i rasteve aktive ka rënë në 64.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 24 vaksina anti-COVID.

Numri total i vaksinave të administruara është 1.836.024.