11 raste të reja me koronavirus

Njëmbëdhjetë raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën, se rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 638 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

14 qytetarë janë shëruar gjatë kësaj periudhë kohore, duke e çuar në 224.528 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 428.