Sunny Hill Festival

110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Janë shënuar 110 raste të reja me COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të hënën.

Sipas njoftimit, rastet e reja kanë rezultuar nga 344 testime të kryera, derisa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 163 persona, derisa numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus ka rënë në 2.116.

Shkalla e rasteve pozitive me koronavirus është 31.97 për qind.