12 pacientë me COVID-19 në spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) po trajtohen 12 pacientë nga COVID-19, 8 të konfirmuar COVID-19 pozitivë dhe 4 të tjerë post-COVID-19.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së të së martës, me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë dhe Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.