126 pacientë me COVID-19 në spitale, 9 prej tyre në mjekim intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se 126 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në kuadër të klinikave klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 91 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 9 pacientë në Mjekim Intensiv, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Covid-19:  126 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

126 pacientë po trajtoen nga Covid-19, në kuadër të klinikave klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

91 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 9 pacientë në Mjekim Intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 55 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 12 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.