1400 hektarë sipërfaqe e përmbytur në Shkodër

Në Bashkinë e Shkodrës sipërfaqja totale e përmbytur nga uji është 1400 hektarë. Sipas asaj që bëjnë të ditura Emergjencat Civile në krahasim nga një ditë më parë ka një rritje me 80 hektarë.

Vetëm në Njësinë Administrative Ana e Malit vijon të jetë e përmbytur 1300 hektarë tokë. Në rrugën e Obotit ka prezencë uji prej 90 centimetrash. Në këtë rrugë ka një rritje të nivelit me 15 centimetra në krahasim me një ditë më parë.

Aktualisht ka prezencë në oborre në 30 banesa, nga 15 që ishin ditën e djeshme në fshatin Obot. Ujësjellësi Oblika 1 vijon që të jetë jashtë funksionit.

Ndërkohë në Njësinë Administrative Dajç janë përmbytur 100 hektarë tokë bujqësore.