35 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 165 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar të infektuar dhe 141 të shëruar në 24 orët e fundit.

Janë 685 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Edhe në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Janë shëruar 141 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273.262 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 277.444 raste, 273.262 të shëruar, 685 raste janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë. /A2/