53 raste të reja me COVID-19

53 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë nga 3.263 testime.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, nuk ka asnjë të vdekur.

Sot ndërkaq janë shëruar pesë qytetarë nga koronavirusi.

Në nivel vendi janë 419 raste aktive.