8 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) po trajtohen tetë pacientë me koronavirus dhe tre të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë gjashtë pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen dy pacientë.

Në Klinikën Infektive janë pesë pacientë, në mjekim intensiv të Klinikës Infektive dy pacientë, Spitali i Pejës dy pacientë dhe Spitali i Gjakovës dy pacientë, njofton tutje SHSKUK.