9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë raste me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën aktualisht është 36.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar kundër koronavirusit 16 persona.